Disa ditë më parë, këngëtarja e njohur nga Kosova, Valza Zhegrova i dha fund beqarisë.

Ajo kurorëzoi dashurinë me avokatin Nazmi Vërtopi. Mirëpo, vetëm gjatë orëve të fundit ka ndarë disa foto, në të cilat shfaqet e veshur me fustanin e bardhë.

Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit teksa pozojnë si nuse dhe dhëndër.

Reklamë

 

Ajo që ka tërhequr vëmendje është edhe thjeshtësia e Valzës, e cila ka zgjedhur të jetë një nuse shumë natyrale.

Padyshim, komentet kanë qenë të shumta, ku të gjithë i uronin çiftit jetë të lumtur.