Enisa Nikaj është një këngëtare me origjinë shqiptare që jeton në New York e prekur nga tragjedia e tërmetit në Shqipëri i ka kushtuar një këngë dhe të gjitha të ardhurat që do mblidhen do shkojnë për njerëzit e dëmtuar nga kjo tragjedi.


“Ne i tregojmë botës se na jena një”, është një refren që Enisa e këndon gjatë këngës në gjuhën shqipe.

“E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart. 100% e fitimeve të kësaj kënge do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar)”, shkruan Enisa.

Reklamë

Kujtojmë se Enisa ka nënshkruar një kontratë me Atlantic Records.

https://www.youtube.com/watch?v=YFt74gqYxhQ