Mbi 72 milionë herë është klikuar vetëm në kanalin Youtube, e të gjitha këto klikime as brenda një muaji.
Pa dyshim po dihet për cilën këngë bëhet fjalë, është “Zemër” nga Dhurata Dora e Soolking.
Dyshja madje këtë këngë e kanë performuar para audiencës shqiptare në Zvicër, ku përmes një videoje të postuar nga Dhurata në llogarinë e saj Instagram mund të shihni se si publiku këndon me ta.
Një atmosferë fantastike dhe elektrizuese.