Emri i rep artistit Betim Januzi, në skenë “Buta” u lakua jashtëzakonisht shumë në media sot. Kjo pasi vëllau i tij, Qendrim Januzi natën e 28 majit  dyshohet se qëlloi për vdekje G.H, të njohur si “Strella”.

Pavarësisht që të rinjtë fascinohen pas këngëve të reperit, jo rallë ai përmes vargjeve flet edhe për kërcënime e vrasje.

I njohur për stilin “fresstyle”, reperi shpesh ka fyer e kërcënuar artist të ndryshëm në tekstet e tij.

Reklamë

Në një video duke kënduar pikërisht në atë stil, ai dëgjohet duke thënë “ki mu therre, ja mu plagos, nuk ki pshtim”.

Gjithashtu, artisti thotë në këtë freestyle se “shooter-i mun me gju e mos me u arrestu”, kështu sipas burimeve të Insajderit, ishte pikërisht Strella i cili dikur thirrej si shooter i Butës.

Hyseni pas një konflikti me “ekipin” e Butës kaloi në rrethin e ngushtë të rep artistit Fero.

Më pas, Buta përmes një freestyle të vitit 2018, e tregon periudhën kur vëllaun e kishte në burg.

Ai tutje, në të njëjtin freestyle elaboron në situatën me vëllain e tij që së fundmi dyshohet se kreu vrasjen, duke thënë:

Reklamë

“Vëllaun mshelë, gjyqi ia pat dhonë 3 vjet, thojke burgu o për burra, që vjen puna shkojmë apet”.

Por kjo nuk është hera e parë që ai kishte folur për të kaluarën kriminale të vëllait të vet ku, përveç intervistave, ai përmes rreshtave artistik kishte aluduar në korruptimin e prokurorit për të liruar vëllain nga burgu, ku kishte përfunduar për tentim-vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

“Unë kom rrejt n’gjyq, pa mu dridh asni qerpik, prokurorit ni bakshish, vëllau m’dul mu për ni ditë”, vargje të cilat ai i këndon në një sesion radioje për “SRF”.