×
  • Show Time
  • Show Time

    Kiara Tito zbulon pse nuk e mban në gisht unazën e martesës

    Reporteri
    23 Nëntor 2024 | 20:17

    Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. E sigurisht që pyetjet e tyre kanë qenë të lidhur edhe me partnerin e Kiarës, Luiz Ejlli.

    Një ndjekëse e ka pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë se mund të lidhej me këngëtarin e njohur. Kiara i përgjigjet se kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka menduar se do të qëndrojë ‘2-3 javë’. Por shton se ‘shkodrani i zemrës i prishi planin me humorin e tij’.

    “Kiara a e ke menduar në fillim ndonjëherë se mund të lidheshe me Luizin dhe të arrije këtu ku je sot?”, e pyeti një ndjekës.

    “Mendimi im ishte do futem në Big Brother dhe do dal mbas 2-3 javësh. Mirë që dola pas 3 muajsh, po u bëra me bashkëshort dhe me fëmijë. Jo kurrë s’do kisha menduar, se kam qenë e vendosur në fillim por ja që shkodrani i zemrës ma prishi mendjen me humorin e tij”, i përgjigjet Kiara.

    Ndërsa një tjetër ka qenë kuriozë të dijë se pse nuk mban unazat e martesës dhe Tito i tregon se ‘nuk i bëjnë më’.

    “M’fal për pyetjen por pse nuk i mban unazat e martesës?”, e ka pyetur një tjetër.”

    “Akoma nuk më bëjnë! Besoj që do t’i ndërroj”, i ka kthyer përgjigje moderatorja e njohur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!