Kim Kardashian do ta shohim në aktirm, pasi ka fituar një rol kryesor.


39-vjeçarja e Keeping Up With the Kardashians bashkohet me kastin për filmin e animuar PAW Patrol.

Pjesë e filmit të animuar janë edhe Iain Armitage , Jimmy Kimmel , Yara Shahidi , Dax Shepard , Marsai Martin , Tyler Perry , Randall Park dhe Will Brisbin.

Reklamë

PAW Patrol do të fillojë një kapitull të ri për programin e fëmijëve Nickelodeon, i cili filloi në 2013 dhe u rinovua kohët e fundit për një sezon të tetë.

Filmi aktualisht është në prodhim e sipër me ekipin të cilët po punojnë në distancë për shkak të situatës me pandeminë

Filmi pritet të dalë në kinema më 20 gusht 2021.