Në skenën e Eurovisionit ka kënduar këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi. Maliqi ishte e dyta me radhë në interpretimin e këngës “Ktheju tokës”, që u prit mirë nga publiku.
Sonte do të mbahet finalja e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, me Jonida Maliqin që e çoi sërish Shqipërinë në natën finale.
Nëse jeton jashtë kufijve të Shqipërisë, mund t`i japësh votën tënde Jonida Maliqit dhe njëherësh Shqipërisë.Në tabelën e mëposhtme gjeni të gjithë numrat ku mund të dërgosh mesazh me kodin 02, në varësi të shtetit nga ku nis mesazhin.
Ky është edicioni i 64-të i festivalit të këngës evropiane, Eurovision.
Festivali i këtij viti mbahet në Izrael, pasi këngëtarja e këtij vendi u shpall fituese vitin e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.