Mëngjesin e ditës së sotme, minibusi në të cilin ndodhej Ibrahim Tatlises u aksidentua me një kamionetë, në rrugën Yalikavak në Mugla të Bodrumit.
Pas shumë përpjekjeve nga ekipet që ndodheshin në vendin e ngjarjes, këngëtari arriti të nxirrej, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Mediat turke raportuan se ani pse kishte ngecur në automjet, Tatlises ishte gjatë gjithë kohës i vetdijshëm dhe mund të fliste.
Siç raportohet, këngëtari ndodhet në spital dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë, ndërsa në të njëjtin mjet ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre një grua, e cila është në gjendje të rëndë.
Ndërsa të plagosurit po dërgoheshin në spital, përpara ambulancës për të mos lejuar që mediat të fotografonin, shtrinë çarçafë të bardhë./Reporteri.net/


