Pak orë para ndezjes së dritave të shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në Shqipëri e Kosovës, është konfirmuar zyrtarisht banori i parë i Big Brother VIP Albania 3. 

Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetar, moderator dhe producent i njohur.

Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator.

Reklamë

Emisioni i tij aktual “Gjoni Black” është ndër më të suksesshmit në Kosovës. Program që i ka dhënë vëmendjen maksimale Meritonit, por ka zbuluar edhe shumë talente të reja në muzikë.