Pas dhunës së ushtruar ndaj një vajze në “It’s my home”, Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur që të ndërprejë transmetimin e këtij emisioni, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Këtë e ka bërë të ditur pronari i këtij televizioni, Valon Maloku.

“Sipas vendimit te KPM-se programi Reality show “It’s my home” nderprehet menjehere ne transmetimin televiziv”, ka shkruar Maloku.

Reklamë

Ai ka bërë të ditur se ky emision do të vazhdoj të transmetohet në platformën Youtube.

Postimi i plotë:

Sipas vendimit te KPM-se programi Reality show “It’s my home” nderprehet menjehere ne transmetimin televiziv.

“It’s my home” vazhdon te transmetohet ne kanalin tone ne youtube 24 ore me 7, deri ne nje vendim tjeter.