2Ton dhe Enis Bytyqi krejt papritur e kanë parë veten viral në TikTok.

Ata janë ndaluar nga një “tiktoker” i cili nuk ka ditur gjë për famën e tyre por i ka pyetur për një citim në gjuhën e tyre.

Të gjendur në befasi, këngëtarët e njohur kanë thënë nga një version secili.

Reklamë

“Jeta s’është bardh e zi, me raste është edhe gri”, ka qenë citati i përzgjedhur nga Enisi.

Ndërkohë, 2Ton e ka përzgjedhur “Ka je, ka je”.

Ndjekësit i kanë vënë në pah intervistuesit faktin se ka pyetur dy këngëtarë shumë të njohur në viset shqiptare.