×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush janë personat non-binar, term me të cilin e identifikon veten fituesi i Zvicrës në Eurovision

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 12:24

    Fitorja e përfaqësuesit të Zvicrës në Eurovision ka ndezur debatin për çështjen e identitetit gjinor. Gjegjësisht, fituesi i sivjetshëm i këtij festivali muzikor, këngëtari Nemo, i cili vetëdeklarohet si “ata”, shkaktoi reagime të shumta nëpër Evropë pikërisht për vendimin e tij për ta përcaktuar veten si “person jobinar”.

    Dihet që aty ku ka gjini, ka edhe role gjinore, por duket se kjo ka filluar të ndryshojë. Arsyeja për këtë është se një person jo-binar mund të ndjehet dhe të identifikohet si femër dhe mashkull, ose krejtësisht jashtë atyre normave.

    “Jobinar” përshkruan “ata”, identiteti gjinor i të cilëve bie jashtë binarit gjinor, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Është gjithashtu një term ombrellë për identitete të tjera gjinore, të tilla si gjinia-fluid, bigender ose multigjinor.

    Termi “jobinar”  në thelb, përdoret për të përshkruar dikë identiteti gjinor i të cilit nuk mund të përshkruhet si ekskluzivisht grua ose burrë. Disa njerëz që janë jobinarë e përjetojnë gjininë e tyre si burrë ashtu edhe si grua, dhe të tjerë e përjetojnë gjininë e tyre as si burrë as grua.

    Nemo Mettler, përfaqësuesi i Zvicrës dhe fituesi i sivjetmë i Eurovisionit
    Nemo Mettler, përfaqësuesi i Zvicrës dhe fituesi i sivjetmë i Eurovisionit

    A është të jesh jobinar njësoj si të jesh transgjinor?

    Jo tamam.

    Jo të gjithë njerëzit transgjinorë janë jobinarë. Dikush i caktuar si mashkull në lindje, për shembull, mund ta përjetojë gjininë e tij si grua, ndërsa dikush i caktuar grua në lindje mund ta përjetojë gjininë e tij si burrë.

    Nëse një person e përjeton ekskluzivisht gjininë e tij si burrë ose grua – jo si të dyja, gjini tjetër, ose asgjë fare – ai mund të identifikohet me termin transgjinor, por jo jobinar.

    Një person jobinar mund të mos identifikohet ekskluzivisht me gjininë që i është caktuar në lindje, por më tepër me një ose më shumë gjini.

    Si i tillë, disa njerëz argumentojnë se të gjithë njerëzit jobinarë janë në thelb transgjinorë.

    Megjithatë, disa njerëz jobinarë nuk identifikohen me përvojën transgjinore./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!