Loredana Zefi dhe Shindy, të dy nga Luzerni janë shumë të njohur momentalisht në skenën e repit gjerman. Por, spekulimet po shkojnë deri te dyshimet se të dy këta në të kaluarën ishin më shumë se vetëm kolegë. Mediat shkruajnë se Loredana dhe Shindy ishin në lidhje.
Këto thashetheme janë dukë qarkulluar tash e një kohë, e Shindy dhe Loredana mund të bashkëpunojnë në të ardhmen mes vete. Madje, kënga e Shindy’s, “Affalterbach”, u dëgjua në një nga videot që postojnë Loredana e Mozzik në Instagram, të dy këta po argëtoheshin me këngët e reperit.
Reperja Loredana Zefi tani mund të përballet me deportim. Ajo vjen nga kantoni i Luzernit në Zvicër, ndërkaq, siç shkruajnë mediat zviceriane, deportoi në muzikë falë reperit Mozzik.
Reperi kosovar e ka mbështetur Loredanën që nga fillimi e së bashku e kanë edhe këngën “Bonnie & Clyde”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.