Unikkatili po vjen sërish në Kosovë. Kësaj radhe ai do të performojë atje ku ishte kërkesa e shumë fansave, në Mitrovicë.


Lajmin e ka konfirmuar edhe vet artisti përmes rrjetit social Instagram, shkruan Reporteri.net

“Po mthojnë që po presin me konfirmu, kështu që po e konfirmoj. Me rastin e ribashkimit të Mitrovicës më 27 korrik, është e vërtetë që ka me kanë prezent. Shihemi”, ka thënë ylli i rep muzikës.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

27 Korrik!! Mitrovicë. Stadiumi ADEM JASHARI ?????? @te3e3e

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial) on

Reklamë

Ndryshe, kjo është hera e dytë që Unikkatil do të performojë në Kosovë, pasi në korrik të vitit 2012 kishte performuar në stadiumin e Prishtinës.

Unikkatil kishte arritur të thyente çdo rekord të mundshëm duke shitur 25 mijë bileta për koncertin e atij viti, anipse çmimet e biletave silleshin prej 15, 20, 30 deri në 116 euro.

Çmimi i biletave ende nuk është bërë i ditur, por pritet të jetë i afërt me aq sa kanë qenë herën e parë kur Unikkatili ishte në Prishtinë.

Reklamë

Kujtojmë që Reporteri.net ishte mediumi i parë i cili shkroi për koncertin e madh që reperi kosovar i cili jeton në Amerikë, do të mbajë në Mitrovicë./Reporteri.net/