Pavarësisht se Kosova, apo tregu muzikor i saj është i pasur me rep artistë, Ledri Vula vazhdon të jetë njëri nga reperët më të suksesshem e njëkohësisht edhe më të kërkuar, transmeton Reporteri.net.
Kjo mund të thuhet lehtësisht pasiqë ai merr pjesë në shumë koncerte brenda një viti, brenda dhe jashtë Kosovës.
E, në një koncert të tij të fundit jashtë vendit, teksa po performonte ai ka patur një përvojë interesante.
Në një video gjatë koncertit vërehet Vula me një fanse të tij, teksa i merr një palë syze nga ajo.
“A po mi shet?”, e pyet Ledri fansen duke bërë humor nëse janë origjinale, apo të blera në Turqi.
Por, në fund të videos Ledri ia kthen përsëri asaj syzet.
Video:
ReklamëView this post on Instagram