Ledri dhe Sara, janë prej vitesh në një lidhje dashurie, por vetëm në muajin prill, ata e bënë publike.
Së fundmi çifti ka dhënë dhe lajmin se do bëhen prindër të një vajzë. Ata ndajnë shpesh foto në rrjetet sociale nga përditshmëria e tyre, dhe mesa duket, janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Së fundmi Sara ka publikuar një foto në “Instagram” duke pozuar nga timoni i makinës. Ajo shihet e veshur me një fustan të zi të ngushte pas trupit, i cili i tregon dhe barkun e rrumbullakosur.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është mbishkrimi i fotos: “Kur ai pi e ngas unë makinën, por ai sërish do të bëjë fotografi”.
Sara ka treguar se kur Ledri dehet, është ajo që i jep makinës.

