×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana çartet në konferencë, i bërtet gazetarit në gjermanisht

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 14:57

    Reperja kosovare Loredana Zefi, po akuzohet nga një çift zviceran nga Valais se ua zhvati përmes mashtrimit 700 mijë franga.


    Pak çaste më parë në një konferencë për media Loredana ka pranuar se paratë janë marrë nga çifti zviceran, mirëpo siç është shprehur ajo kjo ka ndodhur me vullnet të plotë nga çifti dhe jo me kërcënime apo me dhunë, shkruan Reporteri.net.

    Tërë konferenca ka kaluar me ofendime ndaj gazetarëve kosovarë që po bënin po bënin pyetje, si nga ana e Loredanës, reperit Mozzik por edhe nga ana e Tomë Gashit. Ky i fundit në një rast madje iu drejtua një gazetareje duke i thënë se dihet pse mediat mirren aq shumë me Loredanën, se po të bëhej fjala për ty nuk do të ishte marrë askush, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, në një moment edhe Loredana pati një përplasje me një gazetar të huaj i cili në gjuhën gjermane iu drejtua me një pyetje. Në atë moment Loredana u ngrit në këmbë duke filluar të fliste me zë të lartë, ndërkohë që avokati Tomë Gashi dhe Mozzik i kërkonin të ulej. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!