Duket se sukseset për Loredanën dhe Mozzik nuk kanë të ndalur.


Në gusht të 2019, çifti i njohur Loredana dhe Mozzik erdhën fuqishëm me një bashkëpunim i cili mbante titullin “Eiskalt”.

Nga gjermanishtja, kjo fjalë do të thotë “Ngrirje” teksa në klipin e këngës çifti dukeshin shumë në harmoni dhe sigurisht me energji pozitive.

Reklamë

Teksti i këngës është i gjithi në gjermanisht dhe numëron rreth 63 milionë klikime.

Çifti së fundmi kanë fituar një çmim të rëndësishëm në Gjermani, ndërsa Mozzik ishte ai që e ndau lajmin e bukur me fansat në rrjetet sociale, ku postoi një Instastory duke treguar edhe çmimin që kanë fituar.

Në videon e postuar prej tij shihet fotoja e tyre shkëputur nga videoklipi dhe pas ndarjes dhe ribashkimit kjo është hera e parë që e shohim reperen në profilin e tij në Instagram.