Dita e sotme është e veçantë për Loredana Zefin.
1 shtatori po shënon ditëlindjen e 26 të këngëtares e këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes postimeve të bëra, ku ka marrë urime të shumta nga miqt e saj më të mirë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Ajo ka zgjedhur që me miqtë e saj më të mirë të festoj këtë 26 vjetor, ku tani janë publikuar edhe pamjet nga festa e saj e ditëlindjes.
Ndryshe, vetëm tri ditë më parë, Loredana Zefi dha lajmin për ndarjen nga Mozzik, ku këngëtarja tha se pavarësisht se kishin provuar, raporti i tyre si çift nuk po funksionte dhe u detyruan të marrin këtë vendim./Reporteri.net/


