Reperja e njohur nga Ferizaj, Loredana, është kthyer në një prej emrave më të njohur në tregu e muzikës.

Një sukses të radhës, reperja shqiptaro-gjermane e ka arritur edhe së fundmi duke u shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në New York.

Fotografia e saj në sheshin e qytetit amerikan u publikua nga Spotify, ndërsa u ripostua edhe nga vet reperja në llogarinë e saj në Instagram.

Reklamë

Ndërkohë, theksojmë që reperja që jeton dhe vepron në Zvicër gjatë kësaj periudhe Loredana ka qenë e angazhuar me mbrëmje muzikore në Kosovë.