Pasi realizoi një sërë koncertesh në qytete të ndryshme të Kosovë, Loredana menjëherë u nis drejt Zvicrës.


Por, nuk kanë kaluar shumë ditë dhe këngëtarja është rikthyer sërish në vendlindjen e saj, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Me të ardhur në Kosovë, së bashku me vajzën e saj, Hanën, Loredana ka vizituar varrin e babait të saj, i cili ndërroi jetë tre vite më parë.

Reklamë

Ndryshe, Loredana këto ditë është përfolur gjatë në mediet rozë për raportin e saj me Mozzik, ndërsa dyshja kohë pas kohe po thumbojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Madje, këngëtarja bëri edhe tatuazh një zemër të thyer.

/Reporteri.net/