Këngëtarja Rozana Radi ka publikuar në rrjetin social Instagram një video ku tregon se i kanë vjedhur dyqanin e saj të veshjeve.
Dyqani i cili gjendet në sheshin Wilson në Tiranë ka rënë pre e një grabitje nga një fëmijë që lyp në rrugë.
Në pamjet e e publikuara shihet djaloshi i cili futet te pjesa ku mbahen paratë dhe hera herës kontrollon se mos vjen ndonjë person. Në momentin që përballet me shitësen e dyqanit, djali kërkon para nga ajo dhe në këtë mënyrë largohet nga dyqani me shumën e grabitur.
https://www.instagram.com/p/CESJq1RgmaG/?utm_source=ig_embed
Grabitja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 19:29, ashtu siç shihet e regjistruar në kamerat e sigurisë.
‘Te gjithe duart lart! ( Keto qe vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mije lekshin e ka dash per buk )’- shkruan Rozana në Instagram.