×
  • Show Time
  • Show Time

    Mari D’Oro, artistja e re shqiptaro-norvegjeze vjen me një këngë të re nga Erjon Zaloshnja

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 16:17

    The SuperStudios, studio regjistrimi e kompozitorit, autorit të teksteve dhe producentit, Erjon Zaloshnja sjell një super hit muzikor nga këngëtarja shqiptaro-norvegjeze e talentuar, Mari D’Oro. Kënga e titulluar “T2” është publikuar tashmë në youtube në kanalin e këngëtares dhe mban firmën e artistes Angus Dei.

    “Mari D’oro, artistja e re shqiptaro-norvegjeze në nje këngë të re krijuar nga unë në të tre komponenteët. Nje këngësh tashmë të përfunduara do të vijojë të plotësojë katalogun e saj muzikor. Ky vit do të jetë një vit i fortë krijimesh në The SuperStudios. Puna veç sa ka filluar!” shprehet autori i këngës dhe drejtues i The Superstudios, Erjon Zaloshnja, autor i disa këngëve hit në muzikën e lehtë shqiptare si “Ika larg” apo së fundi “Një zemër për dy”.

    Mari D’oro është një artiste shqiptaro-norvegjeze në rritje, e cila ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shqiptar në Norvegji.

    Përveç angazhimeve muzikore, Mari D’oro është e njohur për përfshirjen e saj aktive në komunitetin shqiptar në Norvegji, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare. Ajo ka qenë pjesë e disa eventeve kulturore dhe artistike, duke ndihmuar në forcimin e lidhjeve midis diasporës shqiptare dhe vendit amë.

    Me talentin dhe përkushtimin e saj, Mari D’oro pritet të vazhdojë të kontribuojë në skenën muzikore dhe kulturore, duke shërbyer si një urë lidhëse midis kulturave shqiptare dhe norvegjeze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!