×
  • Show Time
  • Show Time

    Mc Kresha tregon ëndrrën që nuk e realizoi për arsye shëndetësore

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 15:44

    Mc Kresha përveç muzikës, një pasion i tij i madh është edhe futbolli.

    I ftuar në emisionin “Libero”, reperi i shumë hiteve ka treguar se ëndrra e tij e parealizueshme ka qenë të jetë futbollist profesional, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdhaja duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 18 vjecare, kur unë do të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju, dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”, tha MC Kresha.

    “Kam pasur një rënie emocionale pasi ëndrra ime aty u ndërpre, dhe kam filluar të merrem me muzikë”, shtoi reperi.

    Ai gjithashtu ka treguar se babai i tij ka qenë kundër që ai t’i futej muzikës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!