×
  • Show Time
  • Show Time

    Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 10:07

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë ditën e djeshme, me lindjen e vajzës së tyre, Luna Mari Ejlli.

    Ditën e sotme Kiara ka postuar një foto të Luizit duke mbajtur në krahë vajzën, ndërsa shihet i emocionuar dhe me lot në sy.

    Lajmin e lindjes e kanë konfirmuar vetë ata, në një postim në Instagram, ku duket dora e të dyve që mbajnë gishtat e vogëlushes.

    Ata janë njohur në edicionin e dytë të Big Brother VIP, në një rrugëtim të vështirë, por që ia dolën që të krijonin një lidhje dashurie të kurorëzuar me martesë, në natën finale, ku Luiz Ejlli fitoi çmimin e madh.

    Gjithçka ndodhi në syrin e publikut, të ndjekur nga miliona shqiptarë, duke krijuar kështu fansa dhe ndjekës suportues, kuriozë për jetën e tyre. Çifti edhe pas daljes nga BBV, kanë qenë aktiv në rrjetet e tyre sociale, duke ndarë momente të bukura mes tyre.

    @reporteri.ent

    Luizi dhe Kiara bëhen prindër, ish-fituesi i Big Brother VIP Albania: Lumturia më e madhe qenka lindja e vajzës #luizejlli #kiaratito #fyp #viral #bigbrothervipalbania #bbva #luizkiara #luisejlli #luizibigbrother #reporteri #topchannel

    ♬ original sound – Reporteri.net ENTertainment – Reporteri.net ENTertainment

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!