Para disa ditëve nëpër media është postuar një video e këngëtares nga Kosova, Melinda Ademi ku teksa po performonte në një klub një vjen një fans i saj i kishte kapur këmbën e saj dhe nuk e kishte lëshuar, transmeton Reporteri.net.

Në kohën kur fansi i kishte kapur këmbën rep artistes së Kosovës, ajo ishte larguar, duke u tërhequr prapa, ku më pas menaxheri i saj, Granit Muhaxheri i shkoi nga afër fansit të Melindës dhe e sulmoi fizikisht.

E, sot ka reaguar  menaxheri i artistes së njohur, duke i kërkuar falje fansit dhe duke thënë se një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë më parë.

Reklamë

Përmes deklaratave në Instagram, Muhaxheri thotë se sulmi ka qenë punë sekondash pasi ka menduar se do të ndodhte më e keqja.

Ndër të tjerash, menaxheri në fjalë sqaron se është rritur në një frymë ku femra, gruaja, nëna, vajza e shoqja duhet mbrojtur, megjithatë në këtë rast, ai shtoi se nuk është krenar me gjestin që ka bërë.

Foto:

 

Reklamë