Dy ditë më parë Bearti konfirmoi ndarjen nga Tea me anë të një statusi në rrjete sociale. Ai deklaroi se i kanë dhënë fund lidhjes për të mos u rikthyer më kurrë me njëri-tjetrin.


“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkroi Bearti.

Menjëherë pas ndarjes, Tea ka marrë një vendim të papritur për të bërë një ndryshim në pamje.

Reklamë

Ajo ka hequr dorë nga flokët portokalli dhe i ka lyer në ngjyrë gështenjë.

Për më tepër ish-konkurrentja ka ndryshuar dhe gjatësinë e flokut, duke i prerë më shkurt.

Tea ka publikuar video nga salloni, ku shihet e lumtur me ndryshimin e bërë.