×
  • Show Time
  • Show Time

    Meriton Mjekiqi flet i penduar në BB VIP Albania: Për një gabim që kam bërë në rini nuk e shoh djalin tim me muaj

    Reporteri
    20 Shkurt 2024 | 15:53

    Sara Gjordeni dhe Bardhi kanë bërë një distancim nga njëri-tjetri në Big Brother VIP Albania 3.

    Ata kanë kërkuar për pak pauzë pas disa gjërave që ndodhën brenda mes tyre.

    Megjithatë, Meriton Mjekiqi u ka dhënë këshilla që të mos ndahen për gjëra të vogla, por të pajtohen dhe t’i falin njëri-tjetrit dashuri sepse nuk janë të vegjël.

    Ai ka folur edhe rininë e tij, për të cilën thotë se për shkak të gabimeve të tij nuk e sheh djalin prej muajsh.

    “Qetësohu! Doni që t’ia plotësoni dëshirën të tjerëve apo çfarë? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë puthjet, xhelozia, seriozisht e kam … Për një gabim që kam bërë në rini nuk e shoh djalin tim me muaj dhe ditë”, u shpreh prezantuesi nga Kosova.

    Moderatori tutje theksoi: “Ndoshta kur kemi qenë më të rinj duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e do e kisha takuar çdo ditë… Ka çifte që kanë pasur shumë probleme më të mëdha dhe nuk kanë ardhur te fjala e fundit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!