×
  • Show Time
  • Show Time

    Meriton Mjekiqi ironizon Donald Veshajn në emision, si reagoi Bora Zemani

    Reporteri
    08 Qershor 2024 | 19:22

    Meriton Mjekiqi, ish-banori i njohur i Big Brother Vip Albania 3, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Cherry on Top”.

    Në një moment të bisedës, Meritoni ka zgjedhur të ironizojë Donald Veshajn, një tjetër personazh të njohur në skenën e showbiz-it shqiptar.

    “E kaloi Donaldi? Pashë në disa intervista që ishte i mërzitur?” – ka pyetur Mjekiqi.

    Megjithatë, Bora Zemani, prezantuesja dhe partnerja e Donaldit, nuk ka ngurruar të reagojë ndaj kësaj pyetjeje.

    “Të kishte marrë malli më duket për Donaldin. Sa dole e pe në TV” – ka thënë Bora.

    Kjo përplasje verbale vjen në vijim të komenteve të mëparshme të Donaldit në lidhje me një debat të ashpër që ka ndodhur në BBV3.

    Kujtojmë se debati i përfshiu Romeon, Meritonin dhe Liamin, ku u bë edhe një sulm ndaj Heidit, dhe familjarëve të saj nga jashtë.

    “Paska ardhur koha e ‘burrave’ o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krah. Kjo na qenka trimëria, o trima?” – ishte shprehur Veshaj në një postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!