Buxheti i kësaj jave prej vetëm 5% të fituar për shkak të dështimit në sfidën javore në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka bërë që debati për cigaret të ndizet sërish, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Madje banorët kanë filluar edhe t’ua marrin fshehurazi njëri-tjetrit cigaret.
Sot në mëngjes, kur Gjesti ishte duke ecur, një nga banoret, Loredana i shkon nga mbrapa dhe tenton t’ia marrë cigaret që ai i mbante në dorë, gjë që tensionon situatën mes dy banorëve.
Gjestit nuk i pëlqen ky veprim i banores dhe i thotë asaj që mos ta preki kurrë me me dorë ashtu.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.