Sot në Hagë në ora 14:00 do të mbahet protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Reperi Mozzik ka publikuar një fotografi me Kadri Veselin, shkruan Reporteri.net.

Foto kjo e shkrepur siç thotë ai para se të lansonte një nga albumet e tij atë kohë.

“Bona naj foto se kumedit kur shihemi na”, tregon Mozzik fjalët që i kishte thënë Veseli.

Reklamë

Ai madje i tregon edhe se çfarë i kishte thënë gjatë vizitës që i kishte bërë në Hagë: “More Gramoz, unë kom mujt mos me kanë gjallë hiq… mirë jam”.

Postimi i plotë:

O Berat (Berat Murina ) hajde bana naj foto se kumedit kur shihemi ma – kështu, me buzëqeshje, thirri Kadri Veseli pak ditë para se të nisej për Hagë, kur ishim bashkë për albumin tim të ri.

Në Hagë, mes katër muresh, kur i shpreha ngushëllime për prindërit e ndjerë, më tha me dhembje burrash:

“Vallai, shprehi ngushëllime vllaznive t’mi e familjes, se nuk e di a kam mujt me iu nejt gati shumë…”

Reklamë

Këto fjalë nuk harrohen. Ky njeri dhe shokët e tij nuk e dinin as jetën, as frymën që do t’ju mbetej në luftë.

E sot gjykohen për atë luftë të pastër, për mbrojtjen e konakut të Kosovës.

E pastaj më tha edhe fjalën më të bukur që kam dëgjuar ndonjëherë nga ndonjë luftëtar i UÇK-së:

“More Gramoz, unë kom mujt mos me kanë gjallë hiq… mirë jam.”
Komando, burrat prapë do takohen. Historia nuk i harron kurrë.

Reklamë

Andaj sot, nuk dua asnjë koment politik, as kritika për politikë, asgjë.
Sot, në Hagë, po gjykohet UÇK-ja.