Artistë të shumtë kanë reaguar pas rastit të 18-vjeçares nga Ferizaj, e cila u keqtrajtua nga dy të rinjë në mënyrë makabre.

Tani ka reaguar edhe Mozzik përmes disa postimeve të bëra në llogarinë e tij në Instagram, ku ka ngushëlluar familjarët e 18 vjeçares M.O, shkruan  Gazeta Online “Reporteri.net“.

Këngëtari tutje ka shkruar se dorës së kriminelit që kreu vrasjen ta paguajë me dënimin më të madh që kanë dhënë ndonjëherë institucionet tona.

Reklamë

“Ngushëllime familjes. Vrasja e 18-vjeçares na tronditi të gjithëve…e ndjera pushoftë në paqe! Rast i rëndë, shumë i rëndë. E ndjera pushoftë në paqe.  Zoti i forcoftë familjen në këtë sprovë. E dorës së kriminelit që kreu vrasjen ta paguajë me dënimin më të madh që kanë dhënë ndonjëherë institucionet tona!”, ka shkruar Mozzik.

Në një postim të dytë, Mozzik ka shkruar: Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajtë nga mashkulli i ligë.

Kujtojmë se ditën e sotme është arrestuar edhe personi i dytë i përfshirë në këtë ngjarje, Dardan Krivaqa./Reporteri.net/

Reklamë