Covid-19 ia mori jetën edhe një biznesmeni nga Skënderaj.
Për këtë reagoi edhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila e kishte pasur shok të ndjerin, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Në llogarinë e saj në Instagram, Jakupi ka publikuar një fotografi të tij, derisa ka bërë edhe një dedikim prekës për të.
“Ahhh Faton, shoku im i klasës na e këpute shpirtin. Ishe pika e djalit bre Faton”, ka shkruar këngëtarja.
Theksojmë se brenda 24 orëve kanë humbur jetën 26 persona, derisa janë shënuar 1383 raste pozitive me Covid-19./Reporteri.net/
