Do festonte 26 vjetorin, babai i Ergi Dinit rrënqeth me vargjet kushtuar djalit.


Ergi Dini këngëtari i talentuar që u nda nga jeta 4 vite më parë , ditën e djeshme do të mbushte 26 vjecc.

Në një ditë si kjo, nga shpirti i të atit, Dashamirit rrjedhin vargje të mbushura me dhimbje.

Reklamë

“Ergit në 26- vjetorin e ditëlindjes, sot”, ia ka dedikuar babai i tij, duke e ndarë me të gjithë miqtë e tij në rrjete sociale:

ERGIT NE 26-VJETORIN E DITELINDJES, SOT.

Ah, ky mengjes i vrant

pa vazon plot trendefila te kuq te agimit!

A,ky mengjes

Reklamë

Plot gjethe te trishtuara

qe bien si lot

nga deget e pemeve

te shtrira

Reklamë

si krahet e perqafimit…

Ah,ky mengjes

Mbytur ne ikje te piikelluara zogjsh…

Perseri

Reklamë

erdhi kjo dite

e vizatuar me gri

per te 26 here,

por Ti

Reklamë

nuk je ketu…

Ne nje cep

kitarra jote

ne duart e heshtjes

i kendon mallit…

Bir,çdo gje e kesaj bote te pret.

Sot

do desha te beja dhuraten e fundit

te ditelindjes.

Sot,

do desha te dhuroja jeten time,

qe ta veshesh

me gezimin tend.

Ergi Dini humbi jetën në vitin 2016 si pasojë e një aksidenti me motoçikletë. Bashkë me të humbi jetën edhe miku i tij i ngushtë.