×
  • Show Time
  • Show Time

    Në pritje të ëmbël, shoqja e ngushtë e Kiarës prezanton partnerin për herë të parë

    Reporteri
    31 Gusht 2024 | 22:38

    Pak kohë më parë, moderatorja Liesa Haxhiasllani zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë, por deri tani ishte treguar hermetike përsa i përket identitetit të partnerit të saj. Së fundmi, me rastin e ditëlindjes së saj, Liesa ka bërë një surprizë të veçantë për ndjekësit e saj.

    Në një postim në rrjetet sociale, Liesa ka ndarë disa foto nga ditëlindja ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve është një detaj tjetër: për herë të parë, moderatorja ka zbuluar identitetin e partnerit të saj, Branko Duka.

    Branko nuk është një emër i njohur në botën e showbiz-it, por ky postim ka sjellë një risi për ndjekësit e Haxhiasllanit, të cilët tani janë në dijeni të partnerit të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!