Fero dhe menaxheri i tij, Meti Elshani janë temë kryesore e showbizzit kosovar ditët e fundit. Krejt kjo pasi Met Elshani u plagos ditën e premtë nga persona të panjohur.
Policia ka arrestuar dy persona për shkak të këtij incidenti, derisa Gazeta ka siguruar pamjet e arrestimit spektakolar të personave të dyshuar.
Si duket Fero nuk i ka kushtuar shumë rëndësi incidentit të menaxherit të tij i cili vetëm pak orë pasi Met Elshani u plagos, ai ka lansuar këngën e tij të re, shkruan Reporteri.net
Sot, Fero ka marrë rrugë për në Gjermani. Ai është i shoqëruar nga anëtarja tjetër e OnRecords, Rina Balaj.
Reperi poashtu ka demantuar thashethemet se ai dhe modelja Arbenita Ismajli janë ndarë, duke postuar një fotografi me të.
Kujtojmë që projekti i fundit i Feros është në bashkëpunim me Zapp i titulluar Momo.
/Reporteri.net/