Përpara se Diddy të mësojë se sa kohë do të qëndrojë në burg, ka disa gjëra për të thënë të cilat do t’i deklarojë përpara gjykatës.

Seanca e së premtes do të shpallë dënimin për dy akuzat e Aktit Mann që rëndojnë mbi reperin, por duket se do të bëhet edhe më interesante sepse ai do që të flasë me gjykatësin. Në dokumente, avokatja e tij, Teny Geragos thotë:

“Ky procedim dënimi përmban rëndësi të madhe për Combs. Ai dëshiron të dalë para gjykatës, të flasë me ju, i nderuar dhe të deklamohet në mënyrën më dinjitoze dhe të respektueshme të mundshme.”

Reklamë

Njëkohësisht i kërkohet gjykatësit Arun Subramanian që ta lejojë Diddy me veshje civile në vend të kominosheve të burgut që të duket sa më mirë për fjalimin e tij.

Diddy nuk dëshmoi në gjyq ndaj kjo do të jetë mundësia e tij e parë në gjykatë që të thotë diçka për akuzat apo t’i drejtohet Cassie dhe viktimave të tjera.

Më e rëndësishmja, do të jetë një mundësi që t’i tregojë gjykatësit për rehabilitimin gjatë qëndrimit në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin. Diddy u regjistrua në Programin STOP, një kurs i përqendruar në parandalimin e sulmit seksual, dhunës në familje dhe çift.

Ish-asistentja e Diddy, e cila dëshmoi nën pseudonimin Mia, ka paraqitur një kërkesë që të jetë e pranishme të premten në gjykatë për të lexuar dëshminë e saj të viktimës.

Dënimi maksimal i parashikuar është 20 vjet, kurse prokurorët rekomandojnë që ai të marrë të paktën 11 vjet, ndaj fjalimi i Diddy është thelbësor pasi mund të ndikojë në vendimin e gjykatës.

Reklamë