×
  • Show Time
  • Show Time

    Një incident i pazakontë, video që u bë virale për pak minuta nga oborri i Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    11 Shkurt 2024 | 23:24

    Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një incident i pazakontë i filmuar në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’. Banorëve shpesh u është tërhequr vëmendja për neglizhencë pastërtie, por kjo video tregon gjithçka për higjienën në shtëpinë e ‘VIP-ave’.

    Teksa Romeo, Lisi dhe Endrik po bisedonin në oborrin e shtëpisë, kamera kap momentin kur një mi gjigand kalon pas tyre dhe reagimi i banorëve ishte i menjëhershëm.

    Videoja me nota humori është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjet ku nuk kanë munguar as komentet ironike për banorët që bëjnë minimumin për të mbajtur pastër shtëpinë, problem i cili është bërë shpesh edhe burim debatesh të forta mes tyre.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!