Aktorit të njohur Fatmir Spahiu ia kanë vjedhur llogarinë e tij në Facebook ku kishte mijëra shokë e ndjekës.
Spahiu i njohur për publikun si Bufi, e ka bërë vetë të ditur lajmin, derisa ka shkruar se po bën përpjekje që ta rikthejë llogarinë e tij, shkruan Reporteri.
Ai aktualisht po shfrytëzon një Facebook të vjetër të cilin ka arritur ta rikthejë, si dhe llogarinë e tij në Twitter për të komunikuar me ndjekësit.
Llogaria atij i është vjedhur nga një person i Vietnamit, derisa aktori ka kërkuar nga të gjithë që ta raportojnë.
Kujtojmë, se aktori ishte shumë aktiv në Facebook ku kishte edhe qindra like në postime. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/fatmir.b.spahiu/posts/10217611431784028