Basketbollistja ruse, Anastasia Badina ka çmendur ndjekësit në rrjetet sociale, pasi ka publikuar disa pamje ku shfaqet si Sharon Stone.
19-vjeçarja u bë pjesë e sfidës në internet, ku ndërroi në mënyrë të përsosur fustanin e kuq me një kostum basketbolli, teksa rrotullonte topin me gisht.
Badina ishte ulur në një karrige me këmbët e hapura, në një pozë që u krahasua menjëherë me atë të Sharon Stone në filmin ‘Basic Instinct’. “Ti je Sharon Stone ruse”, shkruan një komentues.
“Kjo është reklama më e mirë e basketbollit që kam parë ndonjëherë”, lexohej në një koment tjetër.