Disa ditë më parë, iu njoftuam për sa i përket pushimeve të Norës dhe Robertit bashkë me vajzën Renée dhe nënën e këngëtares, zonjën Syzana Istrefi.
Përpos pamjeve nga aeroporti i Prishtinës, tani dyshja janë fotografuar edhe brenda resortit ku po qëndrojnë.
Në të, Roberti dhe Nora shfaqen në të njëjtën tavolinë teksa Renée po shijon afër tyre kohën e ndarë për video në telefon.
Kujtojmë se ish-çifti Nora-Robert janë shembull për sa i përket raportit pas ndarjes. Ata treguan mirëkuptim edhe menjëherë pasi i dhanë fund raportit të tyre duke shfaqur respekt dhe mirënjohje për mbi një dekadë të kaluar bashkë.

