Aktorja e mirënjohur shqipare, Monika Lubonja pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip është komentuar e ndjekur tej mase, transmeton Reporteri.net. 

E, këto ditë aktorja shqiptare ka zhvilluar dhe një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, ku nuk kanë munguar pyetjet e shumta për çështje të ndryshme.

Lubonja ende është e pamartuar e për këtë fansat e saj kanë qenë gjithmonë kurioz.

Reklamë

E disa nga fansat kanë qenë kurioz që të dinë sa më shumë rreth saj, duke e pyetur që nga projektet, jeta private e deri te marrëdhënia me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër ta e ka pyetur edhe se kur do të martohet Monika.

“Pse nuk martohesh, je ende e re dhe e freskët?” i shkruan ndjekësja.

“Sepse jam në kërkim, nuk ka dalë akoma princi” ia ka kthyer me humor aktorja.

Ndryshe, Lubonja kishte qene pjesë e serialit “O sa mirë”, i cili zhvillohej me aktorë të ndryshem nga trevat shqiptare.

Reklamë