Nushi dhe BimBimma kishin paralajmëruar tash e një kohë se do sjellin një bashkëpunim, dhe para pak minutave dyshja lëshuan duetin.
Kënga mban titullin ‘Besa Besë’ dhe është shoqëruar edhe me videoklip nga reperët, të cilët kishin shkëputur disa pjesë nga momentet kur artistët shqiptarë me famë ndërkombëtare bën shqiponjën me duar.
Teksti i këngës është prodhim i tyre, ndërsa miksimin dhe masterizimin e bënë MarcoTolo dhe Benny be.