Aktorja e njohur Olta Gixhari është në një pritje të ëmbël për herë të parë. Gjatë periudhës së shtatzënisë ajo ka ndarë me ndjekësit foto të shumta duke treguar barkun e rrumbullakosur.
Edhe se është në fund të muajit të tetë, Olta ditën e djeshme ka marrë një guxim shumë të madh dhe është nisur drejt një aventure disi të rrezikshme. Ajo ka shkuar për hiking dhe këtë e ka zbuluar përmes disa postimeve në “Instagram”, duke ngjitur malin.
Mesa duket Gixhari i paska marrë parasysh të gjitha rreziqet që mund të ketë një grua shtatzënë nga ky aktivitet.



