×
  • Show Time
  • Show Time

    Origjina e mistershme e “Big Brother”, si filloi gjithçka dhe pse lidhet me pushtetin?

    Reporteri
    07 Shkurt 2025 | 14:37

    Në ditët e sotme është një fenomen i jashtëzakonshëm, por Big Brother fsheh një origjinë të mistershme që pakkush e di.

    Spektakli Big Brother u krijua për herë të parë në vitin 1997 në Holandë nga producenti John de Mol, me programin që u transmetua për herë të parë në vitin 1999.

    Por, nga erdhi inspirimi dhe cili është misteri që fsheh ky emërtim?

    Krijuesi i formatit Big Brother, John de Mol Jr.

    Emri i këtij spektakli është frymëzuar nga vepra klasike e George Orwell “1984”. Një trillim distopian që flet për regjimin totalitar të Oqeanisë, i sunduar nga figura enigmatike “Big Brother”.

    Në këtë libër koncepti i Big Brother shërben si simbol i shtetit autoritar, ku qeveria ushtron kontroll mbi çdo aspekt të jetës së qytetarëve, duke përfshirë mendimet dhe bindjet e tyre.

    Aty, shteti përdor teknologji të avancuar për të monitoruar sjelljen e njerëzve, nëpërmjet teleekranëve, mikrofonave të fshehur dhe spiunëve.

    Për ju që keni dëgjuar shprehjen “Vëllai i Madh po ju vëzhgon”, duhet ta dini se rrjedh nga ky libër, një shprehje e cila është e ngjitur në posterë të këtij shteti totalitar imagjinar, duke u kujtuar qytetarëve se veprimet dhe fjalët e tyre po vëzhgohen.

    Prezenca e një Big Brother, në librin e Orwell, shërben për të futur frikën dhe për të shtypur jetën njerëzore.

    Kopertona e librit “1984” i George Orwell që frymëzoi formatin Big Brother

    Ky koncept i vëzhgimit të vazhdueshëm ndikoi shumë në idenë e reality shout, pra vendosjes së garuesve nën mbikëqyrje në 24/7, si pjesë e një eksperimenti social por edhe të realizmit të një spektakli televiziv.

    Mbi 70 vende të botës morën të drejtat ekskluzive për ta realizuar formatin e Big Brother, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!