×
  • Show Time
  • Show Time

    Paralajmërohet dueti ikonik i Era Istrefit dhe Dhurata Dorës

    Reporteri
    08 Prill 2024 | 22:56

    Vera po vjen dhe natyrisht edhe hitet muzikore.

    Së shpejti dy këngëtaret e njohura dhe të dashura nga publiku, Era Isterfi dhe Dhurata Dora do të sjellin një bashkëpunim.

    Kënga do të publikohet pas lansimit të këngës së re të Era Istrefit e cila do të dalë së shpejti në treg, shkruan gazeta online Reporteri.net.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by da baddest (@albaniabaddest)


    Era Istrefi është një prej kosovareve që ka shënuar suksese në tregun ndërkombtare muzikor me këngën e saj “Bon-bon”. Ajo ka interpretuar në kampionatin botëror të futbollit në vitin 2018, në kuadër të ceremonisë përmbyllëse erformancën e saj në Luzhniki Stadium. Këngëtarja nga Kosova ka interpretuar në Rusi së bashku me aktorin e famshëm hollivudian, Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam.

    Edhe Dhurata Dora së fundmi ka shënuar shumë sukses me këngën “Lej” në bashkëpunim me reperin Don Xhoni./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!