Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, edhe pas disa muajsh prej kur ka përfunduar ky edicion, vëmendjen e ka ende nga vetja.
Pas daljes nga ky format, ai shihej shumë pranë njerëzve, e madje edhe afër policëve duke bërë edhe foto.
Duket se jo më, pasi së fundi po qarkullon një video ku shihet i ndaluar nga policia.
E shkak duket se ishte makina e tij e parkuar në vendin e gabuar.
Polici vendosi që ta gjobiste Luizin, teksa ky i fundit u pa duke buzëqeshur e duke pranuar gabimin e bërë.
Ndryshe, Luizi dhe Kiara, janë kthyer pak ditë më parë nga pushimet e tyre në Turqi, teksa ai ka vazhduar angazhimet e tij në koncerte të ndryshme.