×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas përjashtimit të dielën, Egla Ceno shihet rrugëve të Tiranës

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 10:56

    Egla Ceno u përjashtua të dielën nga Big Brother VIP Albania pas vërejtjeve të shumta që kishte marrë nga produksioni, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, një video e publikuar nga produksioni ditën e djeshme, ku Egla shihet në një ambient të veçantë, ka trazuar rrjetin, ku njerëzit po pretendojnë se ajo do të kthehet sërish në lojë.

    Ani pse edhe Ledjona kishte thënë se e kishte takuar Eglën pas përjashtimit, tani është publikuar edhe një video e saj rrugëve të Tiranës, me rrobat po të njëjta nga dita që u përjashtua nga produksioni.

    Përjashtimi definitiv i Eglës erdhi kur ajo pas spektaklit pati disa debate të forta me Ilnisën dhe Meritonin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!