Vazhdon ‘telenovela’ mes Feros dhe artistëve tjerë.


Ditë më parë, reperi Fero ishte pjesë e një debati me Robert Berishën, kurse tani ka tjetër cak.

Ai ftoi publikisht Mc Kreshën, Lyrical Son dhe Bim Bimmën në ‘betejë hip-hopi’, ndërsa një prej tyre iu përgjigj.

Reklamë

Bëhet fjalë për Bim Bimmën, i cili fillimisht ironizoi me një postim, ndërsa më pastaj shkroi “E nese nuk t’kalon 34/7 n’Pr jom. Ni jav’ i ki fore me ardh!”.

Më pastaj, Fero reagoi me një video, ku i drejtohet Bim Bimmës duke thënë “Bim Bimma në vitin 2020 ti i ke fitu prej karrierës tënde 16 euro e 16 cent…”.

Për më shumë, dëgjojeni videon e mëposhtme, për të kuptuar porosinë e Feros për Bimmën.

 

Reklamë

 

 

 

 

Reklamë