“Përputhen” për konkurentët e sezonit të kaluar ka mbaruar dhe secili po tenton të kapë përfitimet e famës në jetë përpara se të jetë shumë vonë.


Disa i kanë hyrë muzikës, disa bizneseve, të tjerë televizionit teksa është edhe një grup i personave të cilëve s’po mund t’iu “ndahet shpirti” nga aventura që kaluan.

Në këtë grup është Sindi e cila së fundmi dha një intervistë ku u tall haptazi me autoren Olsa Muhameti dhe opinionistin Arjan Konomi.

Reklamë

Ajo në paraqitje televizive dhe një format që po e bën me motrat e saj në Youtube madje edhe imitoi dyshen e programit duke tentuar që t’i ironizojë.

E për zhvillimin mesa duket ka reaguar Arjan Konomi përmes një postimi thumbues indirekt.

Ai ka ndarë një video nga vendet tropikale ku ka pushuar gjatë gushtit duke u shprehur: “Nëse krokodili ngjante me Mevlanin po kjo shimpazeja e xhunglës me kë ngjan ?… më ndihmoni pak për emrin se s’po më vjen”.

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)